Në Austri, në Alpbach i ka nisur punimet forumi ku po marrin pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në këtë forum do të diskutohet perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor.
“Strategjia aktuale e BE për Ballkanin Perëndimor përfshin një rrugë të qartë veprimi për Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën. Cilat janë perspektivat e ardhshme potenciale për afrimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor? Politikanët dhe ekspertët e rinj politikë do të shkëmbejnë pikëpamjet e tyre mbi këtë dhe çështje të tjera të zgjerimit të BE-së”, thuhet në hyrje të agjendës, raporton lajmi.net.
Ndërsa kohen e fundit temë tejet e diskutuar ka qenë shkëmbimi i territoreve në kuadër të marrëveshjes së finale Kosovë -Serbi, ide kjo që u mbështet edhe nga këshilltari i Trump, John Bolton, nëse palët merren vesh.
“Mosmarrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të jetë një nga çështjet më të rëndësishme. Shumë njerëz kanë tentuar të ndërmjetësojnë. Këto përpjekje kanë dështuar”, është shprehur ai.
Po ashtu, edhe presidenti i vendit, dje njoftoj për pjesëmarrje në këtë forum ku do të diskutohet për perspektivat e ardhshme të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.
Në këtë forumi, përveç Thaçit dhe Vuçiqit po marrin pjesë edhe presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, Johannes Hahn, komisioner i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë, etj.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit