I pari i Shtetit, Hashim Thaçi është takuar sot me ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin mes dy shteteve. Gjatë takimit, Thaçi potencoi rëndësinë e ambasadores si një urë lidhëse mes shqiptarëvë që jetojnë në Zvicër.
Presidenti Thaçi e falënderoi ambasadoren Lang për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, njofton kumtesa për media, transmeton Express.
“Ju falënderoj që për vite të tëra vazhdoni të jeni partner i rëndësishëm i Kosovës. Kemi bashkëpunim të shkëlqyer dypalësh”, u shpreh presidenti Thaçi.
Për diasporën e madhe kosovare që jeton në Zvicër, presidenti Thaçi tha se “ajo është një urë lidhëse mes dy vendeve dhe popujve”.
Ndërkaq, ambasadorja e shtetit helvetik në Kosovë, Krystyna Marty Lang, e uroi presidentin Thaçi për detyrën e të parit të vendit, duke shtuar se Zvicra mbetet partnere e Kosovës.
Duke folur për nevojën e thellimit të bashkëpunimit në mes dy shteteve, presidenti Thaçi theksoi se duhen eksploruar mundësitë për forcimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi, veçanërisht në ekonomi”.
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...