Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një lidhje telefonike për “Debat Plus” ka thënë se që nga çlirimi i Kosovës e deri dje kur ka dalur e hyrë në relacionin Kosovë-Shqipëri, ka hyrë në procedura të njëjta.
“Ndërsa për interesimin e Svecles dhe Kurtit, si ndërmarrje kriminale që janë shndërruar dhe që u intereson lokacioni im, unë jam në shtëpi . U bëj thirrje atyre të mos krijojnë konfuzion, shpifje dhe marrëzira dhe të mos kërcënojnë njerëz të politikës e as deputetë, e në këtë rast as zotin Pacolli”.
“Për ministrin dhe shefin e tij, dhe gjithë ndërmarrjen kriminale të tyre u them se lokacioni im është në shtëpi”.
Thaçi thotë se është “shpifje ordinere, kërcënim dhe shantazh” se Pacolli është futur me të në Kosovë.
Në një konferencë për media, Sveçla ka thënë : Në qoftëse vërtetohet se presidenti ka qenë i shoqëruar nga z. Pacolli, obligohet që t’i nënshtrohet vetkarantinës, ose të izolohet.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...