Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ka thënë se në sport vendi është duke ecur më shpejtë se në politikë.
Para ndeshjes kualifikuese të Kosovës me Kroacinë, e vlefshme për Botërorin Rusia 2018, ai e ka njohur ecjen përpara të sportit vendor.
Në një intervistë për rrjetin televiziv CNN, ai ka përmendur suksesin e Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike Rio 2016.
“Në Brazil, që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ne ishim pjesë e Olimpiadës, flamuri i vendit ishte prezent, ndërsa u intonua edhe himni”.
“Për momentin ne na kanë njohur 112 vende, por synojmë që së shpejti të njohemi nga të gjitha vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara”.
“Kështu që në sport po ecim përpara më shpejt se në politikë”.
Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca
Mbahet seanca ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanov...
Sonte Trepça-Peja, përballje e zjarrtë në gjysmëfinale të pl...
Ushtarët çekë, moldavë dhe italianë të KFOR-it patrullojnë n...