Presidenti Hashim Thaçi, ka shpallur Hero të Kosovës, dëshmorin Azem Behluli i cili ra heroikisht në betejë kundër forcave serbe në fshatin Gurkuq, më 22 prill 1999.
Përmes një statusi në Facebook, Thaçi ka thënë se bashkëluftëtarët ruajnë kujtime të paharrueshme për Azemin, kurse familja Behluli është përherë krenare për veprën e tij.
Ky është statusi i tij i plotë:
Nga sot, dëshmori Azem Behluli është zyrtarisht Hero i Kosovës.
Që prej fillimit të luftës, Azemi vazhdimisht e kishte ndihmuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, deri sa kishte vendosur që t’i bashkohej edhe vetë radhëve të luftëtarëve të lirisë në frontin e luftës.
Ai ra heroikisht në betejë kundër forcave serbe në fshatin Gurkuq, më 22 prill 1999.
Bashkëluftëtarët ruajnë kujtime të paharrueshme për Azemin, kurse familja Behluli është përherë krenare për veprën e tij!.


Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...