Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dje është deklaruar se ish-presidenti Ibrahim Rugova ishte pro këmbimin e territoreve. Ai ishte shprehur se Rugova ka pasur këtë mendim për kufijtë, ndërsa mendimi i tij është evoluar jo në këmbim territoresh, por korrgjim kufijsh.
Por, bashkëpunëtorët e Rugovës e mohuan këtë.
Sot, Presidenti Thaçi ka reaguar ndaj tyre duke thënë se ata që provojnë vetën si bashkëpunëtorë të Rugovës, po vërtetohet që atëherë nuk i kanë dëgjuar as kuptuar deklaratat e tij.
I pari i Presidencës me këtë shkrim e ka bashkangjitur një pjesë të intervistës së Rugovës dhënë në vitin 1994.
Postimi i plotë:
E pritshme! Me përjashtime të vogla, disa prej atyre që e promovojnë vetën si bashkëpunëtorë të Presidentit Ibrahim Rugova, po vërtetohet që atëherë, as nuk i kanë dëgjuar, as nuk i kanë kuptuar qëndrimet dhe deklaratat e tij. Së paku, le ta bëjnë një gjë të tillë sot. HTH
Më poshtë, lexoni një pjesë të shkëputur nga intervista e Presidentit Ibrahim Rugova dhënë më 1994 për gazetën Zëri.
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro