Përshëndetjen nuk e bënë si herën e kaluar.
E u munduan ta ruajnë edhe distancën.
Me përshëndetjen tashmë të zakonshme në kohën të cilën jemi, presidenti i vendit Hashim Thaçi e priti në zyrën e tij Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale te Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, raporton portali arbresh.info

Takimin është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura, e sikur në takimin me kryeministrin Avdullah Hoti edhe këtu Lajçak nuk do të prononcohet para mediave.
Kujtojmë se Lajçak ka ardhur për vizitë të martën në Kosovë dhe do të qëndrojë deri të enjten.
Duket se agjenda e Lajçakut gjatë ditës së sotme do të jetë mjaft e ngarkuar.
Përfaqësuesi Special do të mbajë gjatë ditës së sotme takime të një pas njëshme me liderët e partive politike.
Në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë është thënë se kjo vizitë ka të bëjë me Asociacionin e Komunave Serbe./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...