Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një tryezë diskutimi të organizuar nga KDI ka ripërsëritur edhe një herë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës.
“Nuk do të ketë ndarje, nuk do te këtë shkëmbim, nuk do të ketë serb-ska në Kosovë.” Ishin fjalë që përsëriti presidenti Thaçi.
Ndonëse presidenti Thaçi prape nuk ishte shumë i qartë ne fjalët duke thënë se se do të ketë ndryshim te territoreve por nuk do të ketë ndarje të Kosovës.
Thaçi tha se nuk do të lejoj as diskutim për ndarjen e Kosovës.
“Së pari synojmë një marrëveshje të përhershme përfundimtare me Serbinë. Së dyti për normalizim i plotë mes marrëdhënieve është njohja formale dhe reciproke mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Dhe se treti përmes kësaj njohje të bëhemi anëtare të kombeve të bashkuara be-se e natos.”
Ai tha se do të arrihet një marrëveshje e madhe e historike mes Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk do të ketë ndarje të Kosovës. Nuk do të ketë shkëputje te pjesës veriore. Nuk do të ketë serb-ska në Kosovë. Ky proces do të shënonte fundit e një konflikti të gjatë mes Kosovës dhe Serbisë. Fundi i konfliktit do të konstatohet duke bërë marrëveshjen historike te madhe. Marrëveshja e synuar nuk do të ketë pasoja nga karakteri shumetnik. Do të ruhen të drejtat e komuniteteve pakicë në Kosovë. Do të ruajmë trashëgimitë kulturore në Kosovë. Marrëveshja do të jetë e vështire por personalisht shoh një dritë në fund të tunelit. Jam i vetëdijshëm që ka kundërshtar për marrëveshjen si në Kosovë ashtu edhe në serbi:, ka përfunduar Presidenti/arbresh.info/
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...