Është shënuar 19 vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës përmes një ceremonie zyrtare gjatë ditës së sotme.
Gjatë një fjalimi me rastin e kësaj ceremonie, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Policia e Kosovës që nga ditët e para, e sidomos pas Pavarësisë së Kosovës është bërë shtylla e parë e shtet ndërtimit dhe institucioni më i besueshëm i Kosovës.
“Policia e Kosovës që nga ditët e para e posaçërisht pas Pavarësisë së Kosovës është bërë shtylla e parë e shtet ndërtimit, institucioni më i besueshëm dhe i respektuar në Republikën e Kosovës. Raportet ndërkombëtare e vendosin Policinë e Kosovës lartë nga krahasim me policinë e rajonit. Ju i keni dhënë Kosovës edhe hero, si Enver Zymberaj dhe të tjerë”, ka thënë Thaçi.

Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...