Sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi do të fillojë edhe zyrtarisht vizitën e tij në Berlin. Thaçi në Berlin është ftuar nga homologut i tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier.
Sipas komunikatës së lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, Thaçi pritet të takohet me deputetë të Bundestagut nga subjekte të ndryshme politike gjermane.
Më pas ministri i Jashtëm do të takojë homologun e tij gjerman me të cilin do të bisedojë për bashkëpunimin ekonomik mes dy shteteve dhe përkrahjen gjermane për politikën e jashtme kosovare.
Thaçi pasditen e së hënës do ta mbajë një ligjëratë në Këshillin për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Gjermanisë.
Nga nikoqirët e tij ai do të kërkojë edhe mbështetjen për liberalizim vizash dhe rrugën evropiane të Kosovës.
Kjo është vizita e parë e Hashim Thaçit me ftesë të zyrtarëve gjermanë në Gjermani si zyrtar i lartë në Qeverinë e Kosovës .
Rakiq goditet me shishe boshe nga protestuesit
Përfundon takimin me Presidenten, ambasadori i SHBA-ve trego...
Begaj dekreton ligjin për rritjen e pagave në Shqipëri
KFOR u bën thirrje palëve të mos rrisin tensionet në veri
Ngrihet aktakuzë ndaj ministres Gërvalla për mosdeklarim të ...
Protestuesit këndojnë e vallëzojnë para objektit të komunës ...