Në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga “GlobSec”, presidenti i vendit Hashim Thaçi tha se do të kërkoj që sa më parë të bëhet liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, arbresh.info.
Sipas tij, ky proces duhet të ndodh sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi duhet të marrë fund izolimi dhe diskriminimi që po i bëhet qytetarëve të Kosovës.
Presidenti Thaçi, tha se do tu bëj ftesë të gjithë antarëve të Bashkimit Evropian që të marrin një vendim meritor për Kosovën.
“Do të ritheksoj edhe një herë qartë domosdoshmërinë që të ndodh liberalizimi i vizave për Kosovën sa më shpejt që është e mundur , do u bëj ftesë të gjitha shteteve anëtare të cilat ende kanë hezitime që të marrin vendime meritore Duhet të merr fund ky izolim dhe diskriminim për qytetarët tanë. Kosova ka implementuar të gjitha kriteret dhe standardet për të ndodhur liberalizimi i vizave tash e tri vite. Koha më e mirë dhe e përshtatshme, megjithëse e vonuar është tani” ka thënë presidenti Thaçi.
Sipas tij, ky forum do të jetë edhe një mundësi tjetër e mirë, që të takohet me zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA)./Arbresh.info
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...
Anija e tretë sulmohet në Ngushticën e Hormuzit pasi Trumpi ...
“Prishet” marrëdhënia mes Arbeloas dhe Carvajalit, shkak mun...
“Nënë vrava tre veta, i kam duart të lyera me gjak”/ Detajet...
Tahiri: Kosova po hyn në fazën e absurditeteve veç pse Kurti...