Thaçi: Për herë të parë po vendosim vet për kufijtë

17:25 | 25 Qershor 2015
M. A.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se për herë të parë në historinë tonë po vendosim vet për kufijtë tonë.

Ai tha se as një kufi ku jetojnë shqiptarët nuk janë formuar me vullnetin e shqiptareve.

“Për herë të parë në historinë tonë po vendosim për kufijtë tonë, ashtu siç kemi vendos për Maqedoninë dhe Shqipërinë. Mali i Zi e ka ndihmuar Kosovën në në shtet ndërtim. Ky shtet e ka njohur Kosovën”, tha Thaçi.

Ai tha se duhet të koncentrohemi që këtë çështje ta përmbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu sikur që ka qenë dhe sipas Pakos së Ahtisarit.

“Për sa i përket dëshirave, për mua vendosni tek Molla e kuqe e në Tivarë kufirin”, tha ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale