Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është deklaruar për medie pas takimit me kryeministrin e vendit, Avdullah Hotin.
Thaçi ka thënë se kanë biseduar për gjendjen e krijuar në vend pas covid 19, shkruan arbresh.info.
“Është jetike të ndodh ky bashkëpunim ndërinstitucional për vendin. Diskutuam për çështjen se si të kalojmë sa më mirë COVID-19, diskutuam edhe për zhvillimin ekonomik dhe për dialogun me Serbinë”, ka thënë ai.
I pari i vendit ka shtuar se e mirëpret emërimin e Skender Hysenit, koordinator të dialogut.
“Unë e kom mirëpritur emërimin e Hysenit si koordinator të dialogut. Është më interes të ndodh ky dialog, vetëm me dialog Kosova mund të jetë pjesë e NATO-së. Duhet ta ruajmë dhe forcojmë identitetin tonë, duhet të qartësojmë raportin më Serbinë të ndodh njohja reciproke. Ky dialog është politik dhe jo teknik, duhet të ndodh njohja reciproke. Në këtë drejtim do të kemi përpjekje të Kryeministrit të ndërtohet një konsensus politik në vend”./arbresh.info/

Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...
Gjykata cakton datën e seancës për shpërthimin në Ibër-Lepen...
Zbulohen keqpërdorime me pesticide, institucionet nisin insp...
Aksident në Gjilan, shoferi humbi kontrollin dhe përfundoi j...
Abdixhiku takon ambasadorin gjerman, flasin për situatën pol...