Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka mbajtur një konferencë për media pas takimit të liderëve të rajonit në Bruksel.
Ai ka thënë se në fund të negociatave me Serbinë pritet të arrihet një marrëveshje mes dy palëve, raporton arbresh.info.
Gjithashtu sipas presidentit Thaçi pas marrëveshjes do të ndodhë edhe njohja e Republikës së Kosovës nga Serbia dhe pesë shtetet e tjera të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur vendin tonë.
“Sa i përket marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë është inkurajues fakti se të gjithë liderët e mbështesin marrëveshjen finale duke konkluduar se arritja e marrëveshjes së tillë do të sjell paqe dhe stabilitet në rajon dhe kjo marrëveshje do të sjell të ardhme për Kosovën e Serbinë,…. Kosova definitivisht do të arrij konsolidim në rrafshin ndërkombëtar e që do të ketë njohje ndërkombëtare dhe njohje nga Serbia e më pas nga 5 vendet Evropiane. E më pas Kosova do të ketë edhe anëtarësimin e saj në OKB e në organizatat e tjera”, ka thënë Thaçi.
Takimi i liderëve të rajonit është thirrur nga shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini./Arbresh.info/
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend