Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kosovës i duhet reforma elektorale.
“I duhet reforma për zgjedhje nacionale, lokale edhe për zgjedhjen e Presidentit. Kemi rekomandimin edhe të KQZ-së megjithëse kjo zgjidhet nga partitë politike. Besoj që nga Janari do të bëhet një takim që t’i ipet shtytje kësaj reforme”,ka thënë ai.
Ai ka në Klan Kosova ka thënë se duhet ta kenë mundësinë qytetarët që të zgjedhin Presidentin.
“Besoj që duhet dhënë mundësinë qytetarëve të zgjedhin presidentin e vendit. Kjo duhet shikuar si një demokraci e drejtpërdrejt dhe jo përfaqësuese. Do ta ndihmonte demokracinë edhe më shumë megjithëse Presidenti në Kosovë është zgjedhur me dy të tretat por në formën që është tash nuk besoj që do të konkurroj më vetëm nëse ndodh reforma do të konkurrojnë të gjithë ata që janë të interesuar”, ka thënë Thaçi.
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin