Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, ka ndaluar importin e shpezëve të gjalla nga Shqipëria të prekura me sëmundjen H5N8 në Shqipëri.
Zyrtari për informim në AUV, Lamir Thaçi, tha se asnjë rast tani për tani nuk ka në Kosovë me këtë lloj virusi dhe se AUV i është e përgatitur për çdo gjë. “Ne kemi pasur një rast të kësaj sëmundje në Kosovë në muajin shkurt, por menjëherë është asgjësuar ferma që është shfaqur ky rast”, tha Thaçi për lajmet e orës 13:00.
Ai ka folur edhe për ndalimin e importit nga Shqipëria. “Ne e kemi obligim ligjor që të marrim masa nëse ka ndonjë rast të sëmundjes, nuk varet prej shtetit, por prej rastit”, theksoi ai.
Thaçi ka folur edhe për asgjësimin e qindra kilogramëve mish të prishur në disa komuna të Kosovës. “Në bëjmë kontroll të shpeshta, ne kemi planet tona nacionale që janë miratuara çdo` vit për të kontrolluar mishin”, theksoi ai. Sipas tij secili rast që raportohet, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës merr veprimet për të konfiskuar mishin dhe me hetimet e tjera vazhdohet nga autoritet e tjera shtetërore në vend.
Lëndimi i Gonzales ‘goditje’ e madhe për Atletic...
Kurti në Podujevë premton zhvillim ekonomik e mirëqenie për ...
U tranfserua në verë tek Milani, por Rosonerët e vendosin në...
Molotov drejt Kryeministrisë në Tiranë, lëndohen dy policë
Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Shemit: Kujtimi dhe ...
Muçi vazhdon formën e shkëlqyer, por skuadra e tij mposhtet