Në tryezën e mbajtur me temën “Çfarë do të thotë korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?”, e organizuar nga KDI ka folur presidenti Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se nuk e pëlqen presidentin serb Aleksandar Vuçiq, shkruan portali arbresh.info.
“Nuk më pëlqen Vuçiqi, por më pëlqen ajo çfarë bën për popullin e vet”, tha Thaçi.
Në fjalën e tij, presidenti i Kosovës ka thënë se Kosova ka kohën e fundit që të punojë për të arritur caqet e saj që janë anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO, e po ashtu organizatat e tjera të rëndësishme ndërkombëtare. E njëra nga mënyrat për të arritur këto qëllime është normalizimi i marrëdhënieve të mira me Serbinë./Arbresh.info/
Evropa punon, Kosova pushon – institucionet e vendit mbyllen...
Edhe 4 ditë deri në përmbylljen e afatit për dorëzimin e lis...
Haradinaj kujton Komandant Drinin: La gjurmë të pashlyeshme ...
Shpërthen vullkani në Indonezi, 3 të vdekur dhe 20 të zhduku...
Dy punëtorë shëndetësorë sulmohen nga qentë endacakë në obor...
Gjesti feston sot ditëlindjen, ka një surprizë për fansat