Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalimin e tij të parë publik nga posti i të parit të shtetit ka thënë se nuk do të ketë më njerëz me të kaluar kriminale që do të jenë pjesë e institucioneve.
Thaçi duke folur në 8 vjetorin e Kushtetutës së Kosovës, ka thënë se heroi i Kosovës është prokurori i mirë, raporton Indeksonline.
Thaçi po ashtu ka thënë se ata që dënohen nga ligji nuk duhet të sillen të lirë, pa e mbajtur dënimin.
Ky është fjalimi i plotë i Thaçit në 8 vjetorin e Kushtetues së Kosovës:
Është kënaqësi të jem mbi temën themeltare të Kushtetutës.
Presidenti do të veprojë konform Kushtetutës si një gardian. Është jetike që Kosova të ruaj aleancën me vendet mike. Sot për sot kjo agjendë është e fokusuar në luftimin e radikalizmit dhe terrorizmit.
Investimi në dialog ndëretnik dhe ndër shtetërorë me Serbinë. Sa më shumë që punojmë drejt minoriteteve aq më shumë do të lëvizim drejt anëtarësimit të Bashkimit Evropian. Tetë vjet pas fitimit të shtetit tonë të pavarur dhe sovran. Ne sot preokupohemi me tema politike dhe ato ekonomike dhe beteja më e madhe sot është qe fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë të ndihen krenarë me shtetin dhe kualitetin e jetës së tyre në Kosovë.
Të përforcohet balanci në mes prokurorisë gjykatës dhe qendrave korrektuese. Kemi nevojë që kodi penal të mos lejoje dobësitë e identifikuara që po pengojnë publikun e Kosovës. Çdo kush është i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia, por kur të vërtetohet dënimi të mbahet në bazë të fajësisë.
Besoj se përforcimi i kodit penal do të adresonte çështjen e ndjeshme të terrorizmit. Heroi i Kosovës është prokurori i mirë gjyqtari i drejtë dhe gardiani i qendrave korrektuese i cili punon strikt sipas ligjeve.
Sot është një ditë historike dhe madhe për Kosovën. Çështja e politizimit të institucion sa më pak njerëz në bordin e institucioneve të pavarura.
Nuk besoj se mund të kemi lider a-politik nga aktiviteti ynë politik dhe shoqërorë. Shumë nga njerëzit më të lartë të vendit janë në parti politike. Person me dosje kriminale e njerëz me aktakuza nuk do të ketë në institucione apo në agjenci ashtu si po zbatohet tani edhe pse e pa shkruar ku edhe meriton vlerësim. Edhe në listat e ardhshme zgjedhore nuk duhet te ketë vend për të njëjtit.
Ju në gjyqësore deputet në parlament duhet të jeni më të guximshëm kur të mbroni Kushtetutën në publik kjo është Kushtetuta më moderne në Evropë pse jo edhe në botë. Kushtetutë e ndërtuar në baza progresive kah qytetari pra pse të lejohet që njerëz në vend apo jashtë vendit të shajnë apo shkatërrojnë kushtetutën.
Që të gjitha këto janë të bazuara mirë me kushtetutë ne duhet të jemi më të mirë në mbrojtjen publike të saj. Janë këto përmirësime që kërkojnë pak vullnet dhe duken minorë por efekti i tyre është madhor. Duhet ta kthejmë besimin e qytetarëve tek institucionet publike. Ne kemi krijuar një shtet dhe sistem gjyqësor që është përmirësuar do të keni përgjegjës shtesë në të ardhmen e afërt dhe besoj se ato përgjithësi do i kryeni me gjithë mundin tuaj. U siguroj se do e keni përkrahjen time të plotë dhe të palëkundur
“A do të ndiheshit rehat afër Putinit në Bordin e Paqes?”, O...
Sqarohet IHMK: Nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me komunën e Pr...
Rinumërohen 65% e vendvotimeve
Alex Honnold shkruan historinë/ Alpinisti arriti majën e ndë...
Shaqiri i pandalshëm, shënon në derbi ndaj Zurichit
IHMK i reagon Komunës së Prishtinës: Nuk parashikuam erëra t...