Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, ka filluar takimet zyrtare në Londër. Ai është takuar edhe prefektin e Londrës, Boris Johnson, i cili ka shërbyer si gazetar në Kosovë, para se të hynte në politikë.
“Pata kënaqësinë që të takohem dhe të bisedoi edhe me Prefektin e Londrës, Boris Johnson. Ai i kujtoi ditët kur ishte në Kosovë, si gazetar, ndërsa unë e ftova që të vijë përsëri, këtë herë për të skijuar në Brezovicë, ftesë të cilën e priti me gëzim”, ka shkruar Thaçi.
Më herët, Thaçi ka takuar edhe një grup deputetësh nga dy partitë kryesore në Parlamentin Britanik, konservatorë dhe laburistë, por edhe përfaqësues në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. “I falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për Kosovën dhe i ftova që ta rrisin prezencën britanike edhe në fushën e ekonomisë”, ka shkruar Thaçi.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A