Me rastin e vdekjes së Muhamet Lladrovcit, babait të heroit Fehmi Lladrovci, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka shprehur ngushëllime familjes Lladrovci.
Thaçi ka thënë se baci Tush ishte një nga mbështetësit më të mëdhenj të UÇK-së.
Ky është postimi i tij në Facebook:
Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e veteranit dhe atdhetarit të devotshëm të çështjes kombëtare, Muhamet Lladrovci, bacit “Tush”.
Baci “Tush” ishte baba i komandantit Fehmi Lladrovci dhe i veprimtarit Ramiz Lladrovci. Në ditët më të vështira baci “Tush” ishte në mbështetje të udhëheqësve të lëvizjes kombëtare dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Familjes Lladrovci i shpreh ngushëllimet më të thella në emër të Presidencës së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës. HTH
Vdekja e babait të Calit, Gucati: Dhimbja bëhet më e thellë ...
Haxhiu uron Krishtlindjen: Le të sjellë ngrohtësi në zemra d...
Abdixhiku: Kosova e shqiptarët e saj kanë qenë shembull i ha...
Kurti uron Krishtlindjen
Internacionalja Socialiste mbështet VV-në dhe Albin Kurtin n...
Përparim Rama pret në takim Dafina Zeqirin, i dhuron “Hyjnes...