Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar në Bruksel për të mbajtur takimin e radhës me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq dhe përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini, shkruan arbresh.info.
Ai edhe njëherë është deklaruar para mediave se ky dialog duhet të ketë një marrëveshje përfundimtare duke kërkuar që të ketë njohje reciproke për Kosovën.
“Po hyjmë në një fazë të re të dialogut, për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për paqe me Serbinë. Ky proces do të shënojë një progres për shtetin e Kosovës, për Serbinë dhe për stabilitetin në rajon. Definitivisht ky dialog dhe marrëveshja përfundimtare ka kuptim vetëm atëherë kur të ketë reciprocitet që do të thotë njohje reciproke mes dy vendeve dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe në organizata tjera ndërkombëtare kështu duke i hapur rrugë Kosovës drejtë BE-së”
Presidenti Thaçi tha se përmes kësaj marrëveshje sigurohen të gjithë qytetarët e Kosovë dhe ata serb që jetojnë në Kosovë duke hedhur poshtë zërat për një luftë të mundshme.
“ Çështjen e dialogut askush nuk mund ta ndërlidh me çështje tjera nëpër botë. Në Kosovë do të ruhet shpirti multi-etnik dhe gjitha kërcimet për luftë dhe për refugjatë janë absurde”
Po ashtu i pyetur se a do të përmend çështjen e Luginës në këtë takim Thaçi u përgjigj se Kosova është unike në qëndrimet e saj në favor të dialogut.
“Kosova është unike në favor të dialogut të gjitha institucionet janë në favor të negociatave janë në favor të arritjes së një marrëveshje që nënkupton njohje të Kosovës, janë në favor të demarkimit të kufirit të 430 kilometrave të Kosovës dhe Serbisë që nënkupton edhe përfshirjen Luginës”, përfundoi Thaçi.
Gjatë ditë pritet të filloj takimi mes dy liderëve./Arbresh.info/
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...
Gjykata cakton datën e seancës për shpërthimin në Ibër-Lepen...
Zbulohen keqpërdorime me pesticide, institucionet nisin insp...
Aksident në Gjilan, shoferi humbi kontrollin dhe përfundoi j...
Abdixhiku takon ambasadorin gjerman, flasin për situatën pol...