Zëvendëskryeministri i Parë, njëherësh Ministër i Jashtëm i Republikës Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku, kanë takuar Todd Chapman, Zëvendësi i Parë i Nënsekretarit në Zyrën për Çështje Politike-Ushtarake të Shteteve të Bashkuara, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin e Kosovës dhe SHBA-së në fushën e sigurisë dhe kompletimin e tërë strukturës së sigurisë të Kosovës.
Zëvendëskryeministri Thaçi u shpreh se Kosova është gati të formojë Forcat e Armatosura të Kosovës dhe se për këtë ka marrë pajtimin e NATO-s dhe tani po kërkon edhe pëlqimin e Kuvendit të Kosovës.
“Formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, përfshirja në programin e Partneritetit për Paqe dhe vendosja e dialogut politik me NATO-n, janë prioritet i Kosovës në fushën e sigurisë”, ka thënë Thaçi gjatë këtij takimi.
Lufta kundër ISIL dhe kundër radikalizmit si dhe pjesëmarrja aktive e Kosovës në Koalicionin Global Kundër Terrorizmit ishin temë bisedimi, gjithashtu.
“Ju sigurojmë se do të mbesim të pakompromis në luftimin e terrorizmit dhe radikalizmit”, u shpreh Zëvendëskryeministri Thaçi.
Zëvendës-nënsekretari Chapman u shpreh se bashkëpunimi i mirë që SHBA-ja ka me Kosovën do të vazhdojë edhe më tutje dhe do të marrë forma edhe më konkrete të bashkëpunimit në të ardhmen.
Formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës dhe thellimi i bashkëpunimit me NATO-n dhe partnerët e tjerë të Kosovës do ta konfirmojnë rolin që Kosova po luan tani si eksportuese e stabilitetit në rajon dhe më gjerë, konkludoi zëvendëskryeministri Thaçi.
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje