Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nderuar presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani me “Urdhrin e Lirisë”.
Thaçi tha se ky nderim i bëhet Nishanit për kontributin që ka dhënë në shtetndërtimin e Kosovës, shkruan arbresh.info.
Ndërkaq, Nishani tha se ndihet i nderuar dhe se askush më shumë se Kosova dhe populli i saj nuk e kanë adresuar në mënyrë më dinjitoze misionin e lirisë.
“Nuk e di nëse e meritoj plotësisht vlerësimin tuaj dhe të Kosovës por njw gjë dua t’ju them që gjithë jetën time kam besuar dhe vazhdoj të besoj fort se liria është misioni më i madh dhe më i pazëvendësueshëm për njeriun, për një popull, për një komb dhe për të gjithë njerëzimin”, tha Nishani./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1412324972165924/
Shtatë të vdekur nga rrëzimi i aeroplani në SHBA, mes tyre d...
Dhunë dhe protesta në Bangladesh pas vdekjes së udhëheqësit ...
Kane po mbush boshllëkun e Muller te Bayern Munich
The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane ...
Qeveria në detyrë mban sot mbledhjen e radhës
Të shtënat që i morën jetën 2 studentëve në universitetin Br...