Presidenti Hashim Thaçi ka pritur sot Komandantin e KFOR’it, Gjeneral-Majorin Guglielmo Luigi Miglietta, të cilit i ka thënë se KFOR’i është ndër institucionet më të respektuara në Kosovë dhe gëzon besimin e të gjithë qytetarëve.
Thaçi, siç njofton Presidenca, ka shprehur bindjen se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të punojnë ashtu që KFOR’i të ketë gjithnjë e më pak punë, por gjithmonë si të vetëdijshme se prezenca e NATO’s është garanci për stabilitetin dhe paqen në Kosovë dhe në tërë rajonin e Ballkanit.
Miglietta, ndërkaq, siç thuhet në njoftim, ka uruar Thaçin për detyrën e re në krye të shtetit dhe ka deklauar se KFOR’i ka bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet e Kosovës, me Qeverinë dhe me Ministrinë e FSK’së.
“Presidenti Thaçi u shpreh se ambiciet e Kosovës për FSK’në janë të njohura dhe se do të vazhdojë angazhimi që ajo të jetë një forcë e standardeve të NATO’s, multietnike dhe me përfaqësim të duhur gjinor”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...