Ka vdekur sot në moshën 81 vjeçare Rexhë Xhakli, veprimtar i shquar për çështjen shqiptare, ka vdekur dje në New York.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur ngushëllime familjarëve të veprimtarit Xhakli.
Ai ka shkruar se Rexhë Xhakli ishte ndër përfaqësuesit dhe kontribuuesit kryesorë të lobit shqiptar në SHBA.
“Më pikëlloi vdekja e veprimtarit Rexhë Xhakli në Nju Jork. Si kosovar i lindur në Fier dhe i ikur në SHBA nga përndjekjet e Rankoviqit, ai tërë jetën u angazhua për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve në Kosovë dhe vise tjera. Rexhë Xhakli ishte ndër përfaqësuesit dhe kontribuuesit kryesorë të lobit shqiptar në SHBA. U shpreh ngushëllime të thella familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij”, ka shkruar Thaçi.
Ndryshe, Rexhë Xhakli lindi në Fier, në një familje kosovare, më 1939. Shkollën fillore e kreu në Ferizaj, gjimnazin në Prishtinë, ndërsa në Zagreb studioi fakultetin teknik, por u detyrua të ndërpriste studimet për t’iu ikur përndjekjeve të pushtetit të Rankoviqit. Ai emigroi në SHBA, ku që nga ditët e para u angazhua në lëvizjen për Kosovën dhe vise të tjera shqiptare.
Si biznesmen i dalluar, Rexhë Xhakli njihet si një donator zemërgjerë për fondet e çështjes sonë kombëtare si dhe njëri ndër shqiptarët që krijoi lidhje me personalitete të rëndësishme amerikane në të mirë të Kosovës. /arbresh.info

29 vjet nga rënia e Luan Haradinajt
Sot varroset 30-vjeçari që u ther për vdekje në Gjakovë
SHBA-ja dhe Irani afër marrëveshjes, çfarë zhvillimesh sjell...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
27 vjet nga vrasja e Fehmi Aganit
ShBA pezullon operacionin për të udhëhequr anijet përmes Ngu...