Në fund të vitit 2016, Recep Tayyip Erdogan priti në takim presidentin Hashim Thaçi. Këtij i kërkoi që t’i mbyllë shkollat gyleniste. Pasojat e këtij takimi u vëren sot kur policia e Kosovës në mënyrë misterioze arrestoi 5 drejtues të Kolegjit Mehmet Akif e po i bën gati për t’i depërtuar. Shtetet më të fuqishme si SHBA nuk kanë pranuar të ekstradojnë në Turqi armiqtë e Erdoganit, veçmas Fetullah Gylenin.
Siç edhe është pritur, çështja Gylen, ka qenë tema kryesore që ka mbizotëruar gjatë qëndrimit të Presidentit të Kosovës në Ankara. Përderisa Thaçi është impresionuar me salltanetet në Pallatin e Erdoganit, Presidenti turk e ka shfrytëzuar takimin për hesape të tjera. Ai ka kërkuar mbylljen e shkollave të Gulenit, i cili tentoi ti bëj tentim-puçin, gjatë verës. Ndërkohë ka thënë se do t’i shkollojë kosovarët nëpërmjet fondacionit Maarif, i cili tashmë është themeluar.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaci kishte pritur 6 muaj për të realizuar takimin me shefin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan. Takimi e ka kënaqur egon e Presidentit të Kosovës, pasi Erdogan i ka siguruar një pritje me nderime të larta, por e gjithë kjo e ka pasur një çmim.
Erdogan i ka kërkuar mysafirit nga Kosova që t’i mbyllë shkollat e Fetullah Gulenit në Kosovë – në të cilat janë shkolluar shumë prej fëmijëve të liderëve kosovarë, përfshirë edhe djalin e Hashim Thaçit, Endritin.
Ky fakt është përmendur edhe nga vetë Erdogan, i cili është në dijeni se fëmijët e “funksionarëve të lartë” kosovarë janë shkolluar aty.
Ai ka thënë se Turqia ka dhënë 248 dëshmorë gjatë puçit të 15 korrikut, të cilin, sipas tij, e shkaktoi mentaliteti i FETO.
Ai më pas ka bërë edhe një ofertë duke dhënë një alternativë tjetër për shkollim. Erdogan ka njoftuar se është bërë një fondacion që të mbështesë shkollimin e kosovarëve, pasi të mbyllen shkollat e Gylen.
“Tash ne jemi duke të e luftuar këtë dhe duke e bërë këtë jemi djegur. Nuk duam që edhe Kosova të digjet. Prandaj fondacioni Maarif, të cilin e kemi themeluar le të bashkëpunojë me arsimin kombëtar të Kosovës dhe të shkollojmë të rinjtë idealist të Kosovës. T’i shkollojmë si atdhedashës. Të mos jemi hezitues që nuk do të funksionojë, tradhtarë nuk do të dalin. Tradhtarë janë këta dhe ne paguam për këtë. Po e përsëris, nuk duam që edhe Kosova ta paguajë. Sepse Kosova nuk mundet ta përballojë këtë. Turqia kishte një fuqi për ta përballuar, por Kosova nuk mundet ta përballojë”, ka theksuar ai.
Thaci ndërkaq në përgjigjen e tij, pas takimit me Erdogan, është shfaqur më i rezervuar duke thënë se çështja Gylen po vëzhgohet dhe se nuk do të prishen raportet me Turqinë e Erdoganit.
Thaci madje e ka vlerësuar lartë vizitën duke thënë se ajo është kurorëzim i vizitave që ka zhvilluar në vitin 2016.
Më pas Thaçi ka thënë se Turqia është vendi i parë që ka njohur pavarësinë e Kosovës, “ndërsa Presidenti Erdogan e ka uruar me telefon para se të shpallet pavarësia”
Edhe pse në konferencën për media me Erdogan, Thaçi është shfaqur i kujdesshëm që të mos premtojë mbylljen e shkollave të Gulen – ekstradimin e të cilit Turqia është duke e kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës- Thaçi është shfaqur i drejtpërdrejtë me Kryeministrin e Turqisë Binali Yildirim.
“Çdokush që është terrorist në Turqi, është terrorist edhe në Kosovë”, ka theksuar ai.
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...