Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka lavdëruar mediat e Kosovës duke thënë se ato qëndrojnë shumë më mirë se mediat e rajonit.
“Roli i mediave vazhdon të jetë krucial. Ne mediat i kemi më mirë se në Serbi, Maqedoni e rajon. E di që ka ankesa por ne jemi në tranzicion”, ka thënë ai duke shtuar se të gjithë këta akterë shikojnë nga e ardhmja. E them këtë sepse shumica e titujve të gazetave serbe janë me tituj ofendues për Kosovën. Nuk mund të them që 5 ballina të mediave serbe me tituj të njëjtë ofendues janë spontane. Mediat tona shikojnë nga e ardhmja”, ka thënë Thaçi gjatë konferencës me temë ‘Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i Reformave, Bashkëpunimi Rajonal dhe Integrimi Evropian’, organizuar nga Grupi për Ballkan në bashkëpunim me Demokracinë për Zhvillim dhe Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë./Arbresh.info
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...