Thaçi kujton viktimat e fshatit Studime: Liria që gëzojmë sot ka në themele gjakun e mijëra martirëve

12:38 | 2 Maj 2020
A Z

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kujton Masakrën e Studimes së Vushtrrisë në 21 vjetorin e saj.

Thaçi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook deklaroi se në Studime të Vushtrrisë, para 21 viteve, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë dhe masakruan 116 civilë shqiptarë, duke zgjeruar edhe më shumë krimet, masakrat dhe gjenocidin kundër popullatës shqiptare./arbresh.info/

Ja postimi i plotë:

Në Studime të Vushtrrisë, para 21 viteve, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë dhe masakruan 116 civilë shqiptarë, duke zgjeruar edhe më shumë krimet, masakrat dhe gjenocidin kundër popullatës shqiptare. Zbatimi sistematik i doktrinës së tokës së djegur në Kosovë, dëbimi masiv i qytetarëve, spastrimi etnik, vrasjet pa dallim moshe dhe gjinie që u bënë në vitet 1998 dhe 1999, deri më sot, ende kanë mbetur pa u ndëshkuar nga drejtësia ndërkombëtare dhe ajo vendore.

Pavarësisht se urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e mbi 400 masakrave ende nuk u zbuluan dhe nuk dolën para drejtësisë, krimet e tilla, si krime kundër njerëzimit, nuk do të vjetrohen dhe nuk do të harrohen asnjëherë. Liria që gëzojmë sot ka në themele gjakun e mijëra martirëve! HTH

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.595031453900551/3726178307452501/?type=3&theater

Shpërndaje në rrjete sociale