Thaçi: Kosova po vlerësohet nga bota si storie e suksesit

21:36 | 1 Tetor 2015
M. A.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se prania e Kosovës në Nju Jork dhe javën e OKB-së, tregon se Kosova po vlerësohët lart si shtet bashkë me rolin e saj në temat që janë diskutuar atje.

Në një intervistë për RTK-në, Thaçi ka thënë se në të gjitha takimet, me liderë të ndryshëm, kanë marrë mbështetje për themelimin e FAK-ut, rrugën e anëtarësimit në NATO, nënshkrimin e MSA-së dhe rrugën drejt liberalizimit të vizave.

“Që të vazhdojmë me hapa tjerë si kusht për anëtarësi m në NATO, MSA-në dhe rekomandimin për libralizim të vizave”, ka thënë Thaçi.

“Edhe në takimin me liderë botëror organizuar nga Obama përfgaqësimi i Kosovës është vlerësuar lart. Kosova mori pjesë si pjesë e koalicionit anti-terrorist, do të vazhdojmë të kemi bashkëpunim të ngushtë”, ka thënë veç tjerash Thaçi.

Ai ka thënë se Kosova po merr mbështetjen e shumë shteteve për anëtarësim në UNESCO, të kryesuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Është një mbështetje e fuqishme e SHBA-së në gjithë agjendën tonë të integrimit, në veçanti në UNESCO”, ka thënë ai.

“Kosova po vlerësohet nga bota si një storie e sukseseit”, ka thënë Thaçi, duke thënë se janë vlerësuar të gjitha marrëveshjet e arritura me Serbinë si dhe dialogu Kosovë-Serbi në përgjithësi.

Shpërndaje në rrjete sociale