Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ditën e sotme e ka kaluar duke shëtitur bjeshkët e Kosovës. Thaçi në një postim në Facebook ka treguar se më disa nga bashkëluftëtarë e ka kaluar pasditen te stanet e familjes Demaj në Bjeshkët e Istogut.
“Ishte kënaqësi e veçantë për mua dhe bashkëluftëtarët e mi të kalojmë një pasdite të bukur te stanet e familjes Demaj në Bjeshkët e Istogut – Cerovodës dhe të ecim përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, drejtimi i Tutinit. Kosova është e pasur me bukuri të shumta natyrore. HTH”, ka shkruar Thaçi derisa ka publikuar edhe disa foto.
Në ecjen në bjeshkë bashkë me Thaçin kanë qenë edhe Hajredin Kuçi, Sami Lushtaku dhe disa persona të tjerë.

KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...