Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë vizitës në Vatikan është pritur në takim nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin.
Në këtë takim, presidenti Thaçi ka informuar kardinalin Parolin për forcimin e shtetit të Kosovës brenda dhe në arenën ndërkombëtare.
Ai ka thënë se pavarësia e Kosovës ka sjell paqe dhe stabilitet në rajon.
Presidenti ka falënderuar sekretarin Parolin për mbështetjen që Vatikani i ka dhënë popullit të Kosovës, duke thënë se tani është koha për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Selisë së Shenjtë.
“Mirënjohje për të arriturat e Kosovës do të ishte njohja nga tërë bashkësia ndërkombëtare. Njohja e Kosovës do të thotë njohje e aspiratës për liri e barazi, njohje e të drejtave dhe lirive të njeriut”, ka thënë presidenti.
Thaçi ka njoftuar sekretarin Parolin edhe për përgatitjet që janë bërë për ligjin për liritë fetare që pret miratimin nga Parlamenti i ri i Kosovës.
Ai po ashtu ka folur edhe për fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të përfundojë me normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke./arbresh.info
Manchester United synon ta transferoj mbrojtësin e Bournemou...
Aleatët e NATO-s refuzojnë të bashkohen me bllokadën e Trump...
Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit
Bllokada e porteve iraniane hyn në fuqi
Rama këshilla për operatorët turistikë: Kujdes me çmimet, mu...
Trumpi paralajmëron eliminimin e anijeve iraniane që shkelin...