Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese përmes së cilit tha se u hap rrugë formimit të qeverisë së re.
“Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarr ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe më vjen mirë që këtë e konfirmoi edhe Gjykata Kushtetuese.U konfirmua se vullneti i qytetarëve është i të gjitha partive jo vetëm i një partie”.
“Tani dua që sa më parë të themelohet qeveria e re”.
“U bëj thirrje të gjitha institucioneve të gjitha partive politike të zbatojnë të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të zbatojnë dhe t’i respektojnë”, tha presidenti në një konferencë për media.
Pas konferencës Thaçi nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve./arbresh.info/
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...