Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur rreth takimit të djeshëm në Samitin e Zagrebit.
Thaçi ndër tjera ka thënë se në këtë takim temë diskutimi ishte edhe dialogu Kosovë-Serbi. Thaçi tha se BE-së i duhet unitet në këtë drejtim, mirëpo se udhëheqja t’i takojë SHBA-ve.
“Çështja tjetër është edhe dëshira e BE-së që të ketë rol në dialogun Kosovë-Serbi. Kjo është e mundshme deri sa BE-ja përfshihet me unitet brenda për brenda dhe me një koordinim të ngushtë me rolin udhëheqës të SHBA-ve. Kosova është që dialogu të vazhdojë dhe të arrihet një marrëveshje finale. Kjo duhet të jetë një finale e përfunduar me njohje reciproke si vende të pavarura dhe sovrane”, tha presidenti.
Në fund, sipas presidentit është e rëndësishme që edhe Kosova të mos përjashtohet nga politika zgjeruese e BE-së, dhe e njëjta të trajtohet si shtet i pavarur dhe sovran.
“Çështja e tretë është që BE-ja të mos i shmanget zgjerimit në shtetet e Ballkanit. Të gjithë duhet të punojmë në rikthimin e besimit evropian në Ballkan. Për Kosovën është e rëndësishme që kemi një angazhim edhe më konkret të BE-së, gjithmonë duke u trajtuar si vend i pavarur dhe sovran. BE-ja nuk mund të sillet neutrale në raport me Kosovën”, ka thënë në fund presidenti.
Putin: Nuk do të ketë më luftë, nëse Perëndimi e trajton Rus...
Bahamas njeh Kosovën, Begaj: Kontribut domethënës për paqen
Parashikimi i motit për sot
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...