Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Dita Ndërkombëtare e të Pagjeturve i kujton edhe njëherë popullit të Kosovës dhimbjen që ndiejnë familjarët por edhe tërë shoqëria nga kjo plagë e luftës.
Thaçi, përmes një statusi në Facebook ka thënë se do të mbetet i përkushtuar për të kërkuar zbardhjen e fatit të të pagjeturve, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Dita Ndërkombëtare e të Pagjeturve na kujton edhe një herë dhimbjen që ndiejnë familjarët, por edhe e tërë shoqëria, nga kjo plagë e luftës që ende nuk është mbyllur.
Na kujton edhe përgjegjësinë që e kemi të gjithë, edhe institucionet shtetërore, edhe liderët politikë. E tërë shoqëria duhet të angazhohemi sa më shumë që kjo çështje të mbyllet sa më parë.
Unë mbetem i përkushtuar dhe në çdo instancë vazhdoj të kërkoj që çështja e të pagjeturve në Kosovë të zbardhet, për secilën familje, dhe kjo plagë të mbyllet.
E përkrahi çdo iniciativë, në Kosovë dhe në botë, që synon të fuqizojë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe që lufton praktikat e abuzimit dhe të shkeljes së të drejtave të njeriut që rezultojnë me zhdukjen e personave.
Të gjithë duhet të gëzojnë të drejtën për drejtësi dhe për të ditur. HTH./arbresh.info/
Fisnik Asllani barazon rezultatin në fillim të pjesës së dyt...
“Njerëz të çmendur” , Behgjet Pacolli i reagon ashpër Granit...
Shqipëria në epërsi pas pjesës së parë me golin e Arbër Hoxh...
LDK fton qytetarët të kontrollojnë njehsorët, rastet shkojnë...
Me një gol në fund të pjesës së parë, Sllovakia shkon me epë...
Prania e NATO-s në Kosovë vlerësohet thelbësore për stabilit...