Thaçi kërkon gatishmëri për shpallje të Gjendjes së Jashtëzakonshme

12:31 | 22 Mars 2020
A Z

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, theksoi se në rast nevoje, institucionet duhet të jenë të gatshme që menjëherë të shpallin Gjendjen e Jashtëzakonshme.

Ai ka shprehur ngushëllime për viktimën e parë nga koronavirusi në Kosovë.

Thaçi tha se qytetarët duhet të zbatojnë masat e vendosura dhe të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të mos përhapet virusi.

“Ne duhet t’i ndihmojmë mjekët, duke qëndruar të mbyllur në shtëpitë tona dhe duke i zvogëluar mundësitë e përhapjes më të madhe të këtij virusi. Institucionet e shtetit duhet të jenë të gatshme, që në rast nevoje të shpallet menjëherë Gjendja e Jashtëzakonshme. Duke punuar së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë”,tha ai.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3583144548422545

Shpërndaje në rrjete sociale