Thaçi jep edhe një lajm të mirë për vizat (VIDEO)

21:27 | 18 Korrik 2018
M. A.

Komisioni Evropian ka dhënë rekomandim pozitiv për Kosovën, kështu duke hapur rrugën për heqjen e vizave për kosovarët.

Pas marrjes pozitiv të rekomandimit delegacioni nga Kosova është kthyer dhe po mbajnë një konferencë të jashtëzakonshme në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi para mediave ka bërë të ditur se qytetarët e kosovës do të lëvizin lirshëm në fund të këtij viti.

“Vendimi për liberalizimin e vizave është meritë e të gjithëve. Dua t’i uroj të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë vendim sado që i vonuar”

“Të gjithë pavarësisht pozicioneve kemi punuar për rrugëtimin evropian. Sot duhet të ndihet mirë çdo qytetar i Kosovës çdo aktivist që ka investuar për këtë arritje historike. Ne kemi besim të plotë që i tërë ky proces do të përmbyllet në fund të vitit dhe qytetarët do të lëvizin lirshëm”

“Dua të falënderojë të gjithë ata që na kanë ndihmuar e këshilluar në Bruksel si dhe në Prishtinë”, tha Hashim Thaçi

Shpërndaje në rrjete sociale