Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përgëzuar ish-presidenten Atifete Jahjaga për themelimin e fondacionit, siç ka thënë ai përmes të cilit synohet fuqizimi i grave dhe i të rinjve në Kosovë, shkruan arbresh.info.
Presidenti Thaçi, përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka shkruar se Presidentja Jahjaga e ka nderuar Kosovën me punën e saj si presidente dhe njëjtë po vazhdon edhe sot.
Ky është shkrimi i tij i plotë në facebook:
“E përgëzoj ish-presidenten Jahjaga për themelimin e fondacionit, përmes të cilit synohet fuqizimi i grave dhe i të rinjve në Kosovë. Presidentja Jahjaga e ka nderuar Kosovën me punën e saj si presidente dhe njëjtë po vazhdon edhe sot, duke krijuar platforma të reja dhe duke vendosur standarde. Ajo do ta ketë vazhdimisht mbështetjen time”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Mbi 40 të shoqëruar në polici pas protestës në Tiranë, ndër ...
DASH: Presim të bashkëpunojmë me Qeverinë e re të Kosovës
Sot rivarroset dëshmori Agron Gjocaj
Anulohet për sot qarkullimi i trenit në linjën Pejë-Prishtin...
Parashikimi i motit për sot
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord