Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se iniciativa e tij për themelimin e ushtrisë së Kosovës nuk është e rastësishme e aspak e nxituar.
Thaçi këtë deklaratë e bëri gjatë konferencës “Forca e Sigurisë së Kosovës – Perspektivat e së Ardhmes”, e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA).
Presidenti Thaçi tha që kërkon që të bëhet përpjekja e fundit me komunitetet e sidomos me atë serb që të bindet që formimi i ushtrisë të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese, shkruan arbresh.info.
“Unë sot i kam dërguar një letër publike kryeparlamentarit Veseli përmes së cilës kam kërkuar që Projektligji për FSK-në të mos vihet në rend të ditës edhe për pak kohë derisa të bëjmë edhe përpjeket e fundit me komunitetin serb që të binden që transformim i FSK-së të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese”, u shpreh Thaçi.
Ai shtoi se partnerët ndërkombëtarë pajtohen që Kosova ta themeloj ushtrinë e saj mirëpo kërkojnë që kjo të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese./Arbresh.info.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...