Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar të gjitha partitë politike që të lënë anash inatet e interesat partiake dhe t’i bashkohen krijimit të institucioneve të Kosovës dhe ekipit të unitetit.
Thaçi, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se Kosova në dialogun me Serbinë duhet të përfaqësohet e bashkuar si kurrë më parë, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Kosova, para vetes, ka shumë sfida dhe nuk ka kohë për të humbur. Sukseset më të mëdha të këtij vendi janë arritur vetëm kur kemi qenë të bashkuar.
Ftoj të gjitha partitë politike që të lënë anash inatet, interesat partiake dhe t’i bashkohen krijimit të institucioneve të Kosovës dhe ekipit të unitetit.
Kosova, në këtë dialog, duhet të përfaqësohet e bashkuar si kurrë më parë, për të përmbyllur përjetësisht konfliktin njëshekullor me Serbinë dhe për t’i hapur rrugë paqes dhe mirëqenies së qytetarëve. HTH./arbresh.info/
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...