Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi për nder të festës së 28 Nëntorit , Ditës së shpalljes Pavarësisë së Shqipërisë, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule tek varri i Presidentit Ibrahim Rugova .
Me këtë rast, Thaçi ka lartësuar figurën e presidentit Rugova, duke thënë se vlerësimi për të është në kuadrin më të lartë, për personalitetin e tij sakrifikues , internacionalizimin e çështjes së Kosovës dhe për liri e pavarësi.
‘’Në kuadër të festive të nëntorit sot e nderojmë me përgjegjësinë më të lartë shtetërore presidentin e parë të republikës së Kosovës z. Ibrahim Rugova për personalitetin e tij sakrifikues, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës , për angazhimin e tij maksimal në internacionalizimin e çështjes së Kosovës”, tha Thaçi.
Ai do të vazhdojë homazhet në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu