Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takimin e parë Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, pas rizgjedhjes së tij.
Thaçi shprehu urimet më të mira për rizgjedhjen e kryetarit Veseli në krye të Kuvendit edhe për një mandat.
“Ai theksoi se kompletimi i institucioneve kryesore të Kosovës, pas rezultatit të zgjedhjeve të fundit parlamentare, është një e arritur demokratike.
Ishte mendim i përbashkët se Kosovën e presin punë dhe sfida të mëdha në çuarjen përpara të agjendës së zhvillimit ekonomik dhe të integrimit në institucionet euroatlantike”, thuhet në njoftimin për media.
Presidenti garantoi bashkëpunim dhe koordinim të agjendave me rëndësi nacionale midis Presidencës, Kuvendit, Qeverisë dhe partive opozitare.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, theksoi vendosmërinë për të punuar në drejtim të thellimit të reformave demokratike, në avancimin e legjislacionit në përputhje me interesat e Kosovës dhe në thellimin e bashkëpunimit të subjekteve parlamentare.
Pas Andrew, arrestohet edhe ish-ambasadori Peter Mandelson
Abdixhiku shkruan pas takimit me Kurtin: Presidenca s’duhet ...
Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet për përjashtim të OV...
Kurti tregon nëse LVV e përkrah Osmanin për presidente
Arrestohet një person në Ferizaj, iu gjetën substanca narkot...
Gjermania i dhuron Policisë pesë vetura dhe pajisje teknolog...