Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka sqaruar çështjen e legjendës së fotografisë që postoi presidenti në Facebook pak kohë para se të rrëzohej qeveria Kurti.
Thaçi tha se në politikë ka raste kur përdoren metafora të tilla, por rrëzimi i qeverisë nuk ka pasur lidhje me çështjen e mbishkrimit të fotografisë që postoi ditë më parë në Facebook.
“Në politikë përdoren ndonjëherë metaforat, por mund të përdoren nga të tjerët, s’ka kurrgjë lidhje me çështjen e krasitjes së pipave. Unë kam qenë në fshat, vëllai im ka qenë duke punuar, unë i kam ndihmuar, kjo ka qenë e gjitha”, është shprehur presidenti Thaçi në Pressing.
“Ky mocion nuk është i pari që ka ndodhur në vendin tonë. Nuk kanë qenë rrethanat e mira për shkak të koronavirusit”, ka thënë Thaçi.
Ndryshe, ditën kur u rrëzua qeveria Kurti, familjarë të presidentit kanë postuar fotografinë e njëjtë duke e ilustruar edhe me fotografinë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, në vend të pipave që po krasite Thaçi.

Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...