Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka shlyer nga Facebook-u njoftimin për dekorimin disenjatores Blerina Kllokoqi Rugova me Medaljen Presidenciale.
Rreth orës 11:40, në llogarinë e tij në Facebook u publikua një postim që tregonte se disenjatorja Kllokoqi Rugova është nderuar me medalje për kontributin e dhënë në fushën e artit, transmeton Klan Kosova.
Ky ishte statusi i plotë i Presidentit Thaçi, i cili më nuk figuron në Facebook.
“Me Medaljen Presidenciale të Meritave, sot e dekorova Blerina Kllokoqi-Rugovën për kontributin e dhënë në fushën e artit”.
“Gërshetimi i së bukurës me kërkesat kulturore dhe sociale në veshjet që dizajnon kreatorja e modës Blerina Kllokoqi-Rugova reflektojnë më së miri në sukseset që ajo ka arritur brenda dhe jashtë vendit. Kreatorja Blerina Kllokoqi-Rugova është ndër shembujt më të mirë për hapësirën që ofron Kosova për zhvillimin e talentit në këtë fushë”.
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...