Thaçi e quan të “pa nevojshëm” komisionin e ri për Demarkacionin

22:02 | 26 Tetor 2017
M. A.

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi e ka quajtur të “pa nevojshëm” komisionin e ri të formuar nga qeveria “Haradinaj” rreth çështjes së demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Thaçit, gjatë një interviste për Klan Kosovën, theksoi se ka besim të plotë tek kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri, Ramush Haradinaj, për ta gjetur zgjidhjen e duhur dhe vendi ta fitojë të drejtën për liberalizmin e vizave.

“Çështja e demarkacionit është e përmbyllur për SHBA-të, vendet e NATO-së, Bashkimin Evropian. Pra, mund të ketë interpretime të ndryshme por saktësinë e demarkacionit por nuk pres ndonjë risi. E çmoj përpjekjen e Haradinajt që ta gjej një zgjidhje sa më gjithëpërfshirëse por i kam besu komisionit shtetëror”, ka thënë ai.

—-

Komisioni i ri

Shpejtim Bulliqi, UP, kryesues

Zejnullah Gruda, UP, anëtar

Martin Berishaj, Universiteti i Lubjanës, anëtar

Hamit Basholli, anëtar – gjeodet

Florim Isufaj, UP

Riza Smaka

Kujtojmë se Demarkacioni është kusht themelor që Kosovës t’i liberalizohen vizat.

Ramush Haradinaj, në mbledhje e parë të Qeverisë, ka propozuar shkarkimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacion dhe njëkohësisht e ka caktuar ekspertin e njohur të Kosovës, profesor Shpejtim Bulliqi, që ta krijojë ekipin për të marrë përgjegjësitë për krijimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacion.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme