Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi udhëtoi sot për vizitë zyrtare në Kroaci, ku nesër do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović.
Thaçi do të ketë takim me homologen kroate, Kolinda Grabar-Kitarović, me të cilën do të bashkëbisedojë për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Kroacisë.
Pas përfundimit të takimit, presidenti Thaçi dhe presidentja Grabar-Kitarović, do të kenë konferencë të përbashkët për media.
Gjatë qëndrimit në Kroaci, Thaçi do të takojë edhe kryeministrin e Qeverisë kroate, Andrej Plenković, si dhe do të ketë një drekë pune me kryetarin e Parlamentit të Kroacisë, Gordan Jandroković.
Në Zagreb, presidenti Thaçi do të ketë takime edhe me përfaqësues tjerë të jetës politike dhe publike në Kroaci.
Vizita në Kroaci, vjen pas vizitës zyrtare që presidenti Thaçi zhvilloi në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë dhe në Republikën e Austrisë.
Selektori Shabani shpall listën e lojtareve për ndeshjet me ...
Nis takimi Konjufca – Spiropali
Spiropali dhe Konjufca në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”...
Osimhen para përballjes me ‘Zonjën e Vjetër’: Do...
Deponohen mbi 1 mijë euro të falsifikuara në dy banka të ven...
Në dy raste të ndara gjendet drogë brenda burgut të Dubravës