“Mrekulli”. Kështu e ka quajtur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vendimin e Komisionit Europian se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave.
“Ka qenë një ditë e jashtëzakonshme dhe historike”, deklaroi Thaçi në Zona e Debatit në Klan Kosova.
“Dje ndodhi mrekullia, vlerësim i Komisionit se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret mendoj dhe besoj se është një lajm i mrekullueshëm, diçka që njerëzit në Kosovë e kanë pritur dhe merituar kohë të gjatë”.
Thaçi ka shpjeguar edhe përse të gjithë liderët institucionalë udhëtuan për në Bruksel për takimet dyditore.
“Delegacioni do të duhej të ishte edhe më i gjerë”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se vendimi për liberalizimin e vizave nuk i takon askujt, por është meritë e të gjithëve.
“Të gjithë njerëzit dhe të gjitha qeveritë kanë kontribuar në këtë, prandaj ka qenë vendim i duhur, i drejtë dhe i përgjegjshëm”.
“Delegacioni do të duhej të ishte edhe më i gjerë, të ishin edhe liderët e opozitës”.
Presidenti ka thënë se fotografisë në Bruksel u mungoi opozita, por edhe opozitarëve do t’u mungoj ajo fotografi historike.
Arrestohet në Graqanicë një person i dyshuar për vjedhje në ...
Rama publikon pamjet e xhamisë së rikonstruktuar të Ballies ...
Frika nga lufta në Ballkan, Kosova më pak e shqetësuar se ve...
Arrestohet 26-vjeçari i dënuar me 3 vite burg
Misteri i orëve të fundit të Epstein, dokument i ri ngre pik...
Horoskopi i datës 9 shkurt