Thaçi dhe Kontesha e Ueseksit diskutojnë për të mbijetuarit e dhunës seksuale

09:43 | 17 Tetor 2019
A Z

Kontesha e Ueseksit, Sophie Helen Rhys-Jone është takuar sot me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjatë këtij takimi, Kontesha dhe presidenti Thaçi diskutuan për nevojën për të punuar bashkërisht për ta sfiduar stigmën që ende i lëndon të mbijetuarit e dhunës seksuale.

Gjithashtu gjatë kësaj vizite të saj në Kosovë, u diskutua edhe për kompensimin përkatës financiar dhe mbështetje të specializuar për të mbijetuarit e luftës.

Njoftimi i plotë i Ambasadës së Britanisë:

Këtë mëngjes, LSM Kontesha e Ueseksit u takua me Presidentin e Republikës së Kosovës, SHT Hashim Thaçi, në fillimin e vizitës së saj në Kosovë. LSM Kontesha e Ueseksit dhe Presidenti diskutuan për nevojën për të punuar bashkërisht për ta sfiduar stigmën që ende i lëndon të mbijetuarit e dhunës seksuale të lidhur me konfliktin (CRSV) dhe për kompensim përkatës financiar dhe mbështetje të specializuar.

Shpërndaje në rrjete sociale