Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Richard Grenell për pozitën e tij të re.
Thaçi tha se presidenti i ShBA-së, Donald Trump bëri një zgjedhje të shkëlqyer në emërimin e Richard Grenell si ushtrues detyre i Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, transmeton Indeksonline.
Tutje Thaçi tha se ambasadori Grenell ka bërë një punë të mirë për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.
“I uroj suksese të mëdha në misionin e ri për t’i mbajtur më të sigurta Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe botën”, tha Thaçi.
Ndryshe presidenti Donald Trump përmes një postimi në Twitter lajmëroi mbrëmë se Grenell do të jetë ushtrues detyrës i Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare në AMerikë.
“Rick ka përfaqësuar vendin tonë jashtëzakonisht mirë dhe mezi pres të punoj me të”, theksoi Trump.
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi ...
Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga P...
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë do të fillo...
Brikena e rezervuar pas surprizës së Mateos, i jep vetëm dor...
Turqi: Autobusi del nga rruga dhe bie në humnerë, tetë të vd...