Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka dënuar rastin e kërcënimit të gazetares Arbana Xharra.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Thaçi ka thënë se kërcënime të tilla janë të papranueshme dhe të dënueshme.
“Kërcënimi i gazetares Arbana Xharra është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Liria e fjalës dhe e shprehjes së mendimit paraqet të drejtën themelore të njeriut, që ka rol jetik edhe në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tjera. Reagimet ndaj rasteve të tilla dëshmojnë se shoqëria jonë nuk i duron dhunuesit e lirisë së shprehjes”, ka thënë Thaçi.
Kërcenimin e gazetares Xharra, e kanë dënuar edhe shumë institucione, politikanë në Kosovë e shoqëria civile.
Ndryshe, Arbana Xharra, dje gjatë ditës, është kërcënuar përmes një mesazhi që i është lënë në hyrjen e objektit të banimit. Kërcënuesit kanë gjetur adresën e banimit të Xharrës në Prishtinë, dhe në muret jashtë banesës së saj kanë vizatuar me ngjyrë të kuqe disa kryqe./arbresh.info
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça