Dënimin prej tre vjet e dy muaj burg për rastin “Titanik 2” kreu i PDSH-së Menduh Thaçi e ka quajtur padrejtësi dhe jo drejtësi, ndërkohë që ka paralajmëruar se drejtësinë do e kërkoj në gjitha instancat e vendit dhe ato ndërkombëtare. Sipas Thaçit, këto truqe bëhen nga faktorët e brendshëm por edhe të jashtëm, me qëllim nxjerrjen e PDSH-së nga binarët orientues drejt NATO-s dhe BE-së.
“Mendoj se këto truqe i bëjnë shumë faktor të brendshëm dhe të jashtëm që janë jashtëzakonisht të interesuar që të vendosin gurë në binarët ku lëviz lokomotiva e PDSH-së që këtë parti ta nxjerrin prej binarëve. Ne jemi parti e vjetër me përvojë të madhe, nuk biem pre e këtyre provokimeve por vazhdojmë në binarët e vërtetë të integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, sepse i besojmë kësaj ideje dhe besojmë që Maqedonia është duke lëvizur mirë”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Megjithatë, për kreun e PDSH-së, dënimi i tij me tre vjet e dy muaj burg nuk do të ndikoj në vendimin e partisë së tij për ta përkrahur kandidatin e Qeverisë për president, Stevo Pendarvovki.
“Nuk bën me i lujt fjalët, ne e kemi dhënë fjalën se e mbështesim kandidatin e përbashkët të Qeverisë, por sa i përket dënimit ajo ishte padrejtësi e jo drejtësi. S’kishte lidhje me drejtësinë. Unë do vazhdoj ta kërkoj drejtësinë time në gjitha instancat, edhe ndërkombëtare” u shpreh Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Thaçi këto komente i bëri sot, gjatë mbledhjes së zgjeruar të kryesisë së PDSH-së në të cilën ja diskutuar zhvillimet në vend dhe përgatitjet e kësaj partie për zgjedhjet presidenciale./alsat
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...